Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1

    ‘Muaji i Europës 2012′,shumë aktivitete në Tiranë




    Muaji do të jetë “Muaji i Europës 2012” në Shqipëri. Nga data 1 deri më 31 maj në Shqipëri do të mbahen një serë aktivitetesh , një pjesë e të cilëve u prezantuan sot nga ambasadori i BE-së në Tiranë, Etore Sekui nga Qendra e Informimit e Bashkimit Evropian.
    Sekui tha se në kuadër të 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë u vendos që të mos kishte një ditë, apo një javë evropiane, por një muaj të plotë.
    Ai tha se me aktivitet që do të mbahen gjatë këtij muaji synohet të sillet më afër Europë, ndërsa shtoi se, BE ka dëshirë të komunikojë me ju për ato gjera që kanë vlerë dhe që janë të rëndësishme për Bashkimin Evropian.
    Disa nga aktivitete që do të mbahen gjatë këtij muaji; do të hapet qendra e informacionit të biznesit, më 9 maj do të ketë gara me biçikleta dhe vrapimi në bulevardin e Tiranës. Do të organizohet një konferencë për arkeologjinë, do të ketë një ditë ku do të mund të komunikojmë me të rinjtë shqiptarë nëpërmjet internetit, si dhe një koncert “Rock the Block”, që do të mbahet në zonën e ish- Bllokut në Tiranë.
    Sekui i ka bërë thirrje shqiptarëve që të marrin pjesë pasivisht në këto aktivitete që do të nisin nga dita e nesërme, pikërisht në Qendrën për Informim të Bashkimit Evropian me një ekspozitë fotografie.


    Panorama
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  2. #2
    Berisha, gazetarëve gjermanë: BE, projekt madhor


    TIRANË- Reformat për integrimin në BE, si projekti më madhor dhe potencialet e Shqipërisë për investime kanë qenë në qendër të takimit që kreu i qeverisë, Sali Berisha zhvilloi me një grup gazetarësh të mediave më prestigjoze gjermane, të cilët kanë nisur një vizitë disaditore në Shqipëri.
    Ata e informuan Kryeministrin se qëllimi i vizitës së tyre ёshtё njohja nga afër me Shqipërinë, zhvillimet dhe qasjen që qeveria e shoqëria shqiptare kanë ndaj procesit të integrimit në Bashkimin Europian. Ata i thanë Kryeministrit se me interes të veçantë prisnin zhvillimin e një turi njohës në disa qytete e site arkeologjike si Kruja, Durrësi, Berati, Saranda, Butrinti, çka do t’i japë mundësinë të njihen edhe me historinë e kulturën shqiptare.
    Kryeministri, duke iu përgjigjur interesimit të tyre, bëri një panoramë të zhvillimeve në Shqipëri. Për shoqërinë shqiptare, tha Kryeministri, nuk ka projekt më madhor për këtë shekull, se integrimi në Bashkimin Europian.
    “Qeveria e konsideron këtë proces të bazuar në meritë dhe po punon me përparësi për realizimin me shpejtësi të standardeve e normave të kërkuara për anëtarësimin në BE. Në këtë kontekst, ajo që ne synojmë është zhvillimi i qëndrueshëm i vendit. Shqipëria – vend i zhvilluar është projekti, me të cilin ne synojmë të bëhemi pjesë e BE-së dhe në realizim të kësaj, gjatë këtyre viteve janë ndërmarrë një sërë reformash kyç ekonomike, fiskale dhe strukturore”- tha Berisha.
    Kryeministri shfrytëzoi takimin me gazetarët e mediave prestigjioze gjermane, për të ftuar qytetarët gjermanë të vizitojnë Shqipërinë, duke theksuar se në këtë vend do të gjejnë jo vetëm panoramën e mrekullueshme, por edhe mikpritjen e shkëlqyer të shqiptarëve.
    Në përbërje të grupit janë përfaqësues të gazetave të mirënjohura “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, “Tagesspiegel”, “Märkische Allgemeine Zeitutng”, “Berliner Zeitung”, gazetёs ekonomike “Handelsblatt”, revistёs “Spiegel online”, stacioneve televizive “Ëest Deutsche Rundfunk” dhe “Mittel Deutscher Rundfunk”, filiale të ARD-së, “Deutschland-Berlin-Brandenburg” (DBB), radios “RBB”, si dhe kryetarja e Klubit të Shtypit të Berlinit dhe përfaqësues të Dhomës gjermane të Industrisë dhe Tregtisë.


    Panorama
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  3. #3
    “BE, në krye të axhendës së çdo force politike”





    Zv/Kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto priti sot në takim një grup gazetarësh gjermanë nga mediat më prestigjoze gjermane të cilët ndodhen në një tur informativ në vendin tonë. Gjatë bashkëbisedimit kreu i ministrisë së Jashtme vlerësoi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, ndërsa njohu gazetarët me zhvillimet në Shqipëri.
    Sfida kryesore e Shqipërisë është integrimi në Bashkimin Europian,tha Haxhinasto, një objektiv ky që qëndron në krye të axhendës së çdo force politike në vend.
    “Gjermania është një kontributor i rëndësishëm i proceseve të integrimit të Shqipërisë dhe një mbështetës integrimit të mëtejshëm të saj. Unë kam kënaqësinë e vecantë që jeni juve këtu dhe uroj që ky turi juaj të jetë sa më informativ me qëllim që Shqipëria të paraqitet në Gjermani ashtu siç e meriton, me të gjithë bukurinë saj natyrore dhe shpirtërore, por edhe me dëshirat dhe objektivat e saj të mëdha për të qenë një nga anëtarët e Bashkimit Europian”- theksoi ministri i Jashtëm.
    Gazetarët gjermanë do të vijojnë takimet me autoritetet më të larta të institucioneve shtetërore qendrore dhe lokale, me përfaqësues të shoqërisë civile, të medias vendase, etj. Gjatë qëndrimit të tyre, ata do të vizitojnë pikat turistike dhe arkeologjike në Durrës, Berat, Sarandë dhe do të priten nga bashkiakët e këtyre qyteteve.

    Panorama
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  4. #4
    Fyle, nesër në Tiranë. Takime me krerët e shtetit





    TIRANE- Komisioneri për zgjerimin në Bashkimin Europian, Stefan Fule ndalet neser ne Tirane ne nje axhende te ngjeshur takimesh me kreret e shtetit.
    Takime jane parashikur te zhvillohen me kreun e shtetit, Presidentin Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha, Ministrin e Jashtem, Edmond Haxhinasto, kryeparlamentaren Jozefina Topalli si dhe me kreun e opozitës Edi Rama.
    Takimet pritet te nisin ne oret e paradites, nderkohe qe pas takimit me kreun e qeverise pritet te mbahet nje konference e perbashket per shtyp.
    Mesohet se Fyle do te jete i pranishem edhe ne punimet e neserme te Kuvenditm ku pritet t’i drejtohet deputeteve me nje fjale te posacme.


    Panorama
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    boll me keto muajt e sulmit ..... ne shqiptaret me muajin e enverit, me javen e enverit me ditet e enverit jemi shume te lodhur ..... evropi duhet te kuptoje se ate qe duhet te beje me shqiptaret eshte qe te tregohet shume mendje hapur ne vend qe te diskriminoje shqiptaret sikur u be me cifutet kohe me pare .... evropi do te fitoje pike nqse do te filloje te trajtoje shqiptaret me respekt ashtu sic trajtohen te gjitha vendet e evropit ....
    boll me keto muajt e famshme ..... keta duhet te nderrojne taktike pune ....

    .
    "They will not control us, We will be victorious"

  6. #6
    Fyle në Tiranë: E ardhmja e Shqipërisë në BE


    Komisioneri për zgjerimin dhe kryeministri Berisha në konferencë të përbashkët shtypi

    “E ardhmja e Shqipërisë është në BE dhe kam besim të plotë se Shqipëria do të përmbushë kriteret”- kështu e ka nisur konferencën e përbashkët për shtyp, komisioneri për Zgjerimin Stefan Fyle me kryeministrin Sali Berisha.

    Ashtu siç e kishte deklaruar më parë komisoneri Fyle tha se nuk ka ardhur në Shqipëri për të parë të shkuarën por për të parë drejt së ardhmes dhe hapave që do të ndërrmerren për të ardhmen.

    Duke shprehur besimin e plotë se Shqipëria do të përmbushë kriteret për të marrës statusin e vendit kandidat Fyle theksoi se kjo varet nga zbatimi i reformave kyçe që do të bëjë vendi ynë për në Bashkimin Evropian.

    “Viti 2012 na ofron neve mundësinë që Shqipëria të bëjë një hap përpara Bashkimit Evropian”- tha ai.

    Ndërkaq komisioneri për zgjerimin deklaroi se ka diskutuar për zbatimin e plan veprimit dhe hapave që janë bërë në këtë drejtim, për të cilin tha së ka marrë angazhimin e Shqipërisë, por theksoi se duhet ecur përpara sidomos me marrëveshjen e nëntorit.
    Një çështje së cilës komisioneri Fyle i dha prioritet ishte edhe çështja e presidentit, për të cilin tha se është arritur mirëkuptim i përbashkët në 2 pika, angazhim që të jetë një proces i negociueshëm dhe angazhim i palëve politike zgjedhjet presidenciale të jenë pjesë e zgjidhjes së problemeve.
    Sipas tij presidenti duhet të jetë dikush që pasqyron qartë frymën e Kushtetutës dhe unitetin e popullit shqiptar.
    Nga ana e tij kryeministri Berisha e ka garantuar komisionerin e BE-së se zgjedhja e presidentit është një proces që do të kalojë me negociata dhe që duhet të respektojë kushtetutën, por që do të nisë në kohën e përcaktuar.

    “E sigurova komisionerin se zgjedhja e presidentit është një proces që do të kalojë me negociata dhe që duhet të respektojnë plotësisht frymën dhe gërmën e kushtetutës një proces në të cilin ne do të angazhohemi në kohën e përcaktuar nga kushtetuta e vendit”- u shpreh Berisha.
    Më tej kryeministri shtoi se në këtë proces palët duhet të vlerësojnë njëra-tjetrën si bashkëaksionere në një proces, i cili i shërben interesave të të gjitha palëve dhe vendit.

    Ndërkaq kryeministri theksoi se gjatë takimit me Fylen kanë diskutuar gjerësisht mbi promblematikën e integrimit të vendit, ndërsa e ka njohur atë me arritjet që janë bërë për reformën zgjedhore, reformën parlamentare, gjykatën administrative, ndërsa nënvizoi se palët po bien dakord edhe heqjen e imunitetit.

    Duke përfunduar Berisha, i ka cilësuar 12 rekomandimet e BE-së të drejta tha se ato duhet të zbatohen në mënyrë që të meritojmë statusin e vendit kandidat.

    ABC
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  7. #7
    Pasioni për shkencën Maska e Erlebnisse
    Anëtarësuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Hajde disa shpenzime per politikanet (jo me shqipetare varfanjake), por te huaj e te zhvilluar mire...

    Duke i lene shakate dhe cinizmat. Keto jane nisma te mbara e shpresojme qe duke mesuar apo u turperuar nga sjellja e puna e ketyre burrave te medhenje, te arrijne te kuptojne e permiresojne gjendjen e mentalitetin e nje populli te tere edhe politikanet tane. Duhet nje riformim i plote burokratik. Le te jene po te njejtet (se edhe te duash s'i zbret dot nga kali), por te pakten te dine se c'bejne e te kene nje udhe edhe per ne si njerez, si humane, me mish e me shpirt qe po robetohemi neper bote, kur mund te ishim te qete pa lene vendin tone, ne kerkimin e nje fati me te mire.
    La vita è bella...

  8. #8
    Shtypi, OSBE: Qeveritë të sigurojnë liri të fjalës





    Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), kërkon nga 56 qeveritë e shteteve anëtare, që të ndërmarrin hapa realë në sigurimin e lirisë së fjalës.
    “Të gjitha shtetet pjesëmarrëse në OSBE duhet të tregojnë përkushtim për vlerat e tyre demokratike duke vepruar e jo vetëm me fjalë”, tha Dunja Mijatoviq, përfaqësuese e OSBE-së për Liri të Mediave, në Tunizi, në një konferencë ndërkomnbëtare, ku shënohet Dita Botërore e Lirisë së Shtypit.
    Ajo theksoi se “autoritetet duhet ta bëjnë të qartë se sulmet dhe presionet psikike ndaj reporterëve, vrasjet e pazgjidhura, arrestimet arbitrare dhe burgosjet dhe ligjet drakoniane për shtyp, që e instalojnë censurën në Internet dhe jashtë tij, nuk kanë vend në shoqëritë moderne, që synojnë progres dhe prosperitet”, ka njoftuar OSBE-ja.
    Dunja Mijatoviq ka theksuar se “të 56 shtetet pjesëmarrëse duhet ta mbrojnë lirinë e mediave si element vital, jo vetëm më 3 maj”.

    Panorama
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    edhe parada e pederrava ne kuader te kti muji u organizoka
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  10. #10



    Shënohet sot “Dita e Europës”


    Dita e Evropës sot shënohet në vendet e Bashkimit Evropian, Shqipëri dhe Kosovë, me aktivitete dhe manifestime, që kanë për qëllim që koncepti i Evropës tu afrohet qytetarëve dhe që popujve tu mundësot që të njihen më mirë.
    Në deklaratën e tij me rastin e kësaj dite, komisari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Shtefan Fyle, ka theksuar se “Bashkimi Evropian duke u zhvilluar, u ka mundësuar njerëzve të vet që të kënaqen në një periudhë të paprovuar të paqes dhe të mirëqenies dhe BE nuk është trup statik, por ai rritet dhe zgjerohet” me anëtarë të rinjë.
    Më tutje, zoti Fyle në deklaratën e tij thotë se “përkundër të gjitha vështirësive, Evropa është edhe nje burim i inspirimeve me vlerat e saj dhe me standardin jetësor”.


    Panorama
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •